Secondary Adv

Në Himarë, prioritet infrastruktura rurale, tender 200 mln lekë për rrugën e Athalit

Bashkia Himarë ka shpallur hapjen e tenderit për rikonstruksionin e rrugës së Athalit. Fondi limit i vënë në dispozicion për këtë projekt është 200 milionë lekë.

Rruga e Athalit ka nje gjatesi totale prej 3.24 km dhe eshte projektuar me një gjerësi asfaltike 4.0 m dhe bankinë anësore. Kjo është një rrugë e kategorisë F, rrugë lokale rurale.  

 

Sipas dokumentit të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, rrugët kryesore në Himarë janë përgjithësisht të shtruara dhe në gjendje të mirë, ndërsa shumë rrugë dytësore dhe rurale mbeten pa shtruar ose kanë nevojë për riparime.

 

Këto rrugë të pashtruara mund të jenë sfiduese, veçanërisht gjatë kushteve të këqija të motit. Planet e zhvillimit të infrastrukturës së qytetit prioritizojnë përmirësimin e këtyre rrugëve për të përmirësuar aksesueshmërinë dhe sigurinë për banorët dhe vizitorët. Përmirësimi i rrjetit rrugor është thelbësor për mbështetje të turizmit dhe aktiviteteve ekonomike lokale, thuhet në dokument.

 

Shumë rrugë më të vogla që çojnë në fshatra dhe zona të largëta janë të ngushta dhe u mungon shtrimi i duhur, çka mund të pengojë transportin dhe logjistikën. Infrastruktura rrugore e Himarës është e rëndësishme për lidhjen e plazheve të saj dhe vendeve kulturore.

 

Referuar dokumentit, këto përmirësime pritet të rrisin turizmin, të lehtësojnë udhëtimet lokale dhe të mbështesin zhvillimin ekonomik duke ofruar akses më të mirë në tregje dhe shërbime./Scantv


Më të lexuarat